Kultivonte kanabis me qëllim shitjen e tij, arrestohet 35-vjeçari në Berat

Kronike

Publikuar: 22/12/2024

Kultivonte kanabis me qëllim shitjen e tij, arrestohet 35-vjeçari në Berat

Një 35-vjeçar, u vu në pranga në Berat, nën dyshimin për kultivimin e lëndëve narkotike.

Arrestimi i shtetasit me iniciale A.L. u bë pasi shërbimet e Stacionit Policisë Poliçan, kishin siguruar informacione se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike kanabis me qëllim shitjen e tij.

Po ashtu, 35-vjeçari akuzohet se ushtronte dhe dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të banesës dhe në afërsi të saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis sattiva.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për procedura të mëtejshme ligjore.