Trafik kokaine nëpërmjet ‘WhatsApp’, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Publikuar: 21/12/2024

Trafik kokaine nëpërmjet ‘WhatsApp’, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali një javë më parë për posedim dhe shitje kokaine.

Seksioni antidrogë i Varese kishte marrë kohët e fundit lajmin për praninë e një shpërndarësi droge me origjinë ballkanike, i cili duke vepruar me një strategji krejt të veçantë, bënte tregtinë e mallit nëpërmjet platformës WhatsApp.

Pasi vendoste vendin dhe orarin e takimit, ai paraqitej në takime në bordin e një serie të fundit ‘Golf’, me targë zvicerane. Këto detaje janë zbardhur nga hetuesit dhe publikuar sot në median e vendit fqinj.

Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan makinën dhe e ndoqën atë derisa gjetën shtëpinë e të riut në një komunë në zonën e Varese. Pasi dalloi se po ndiqej, ai ndali mjetin dhe u shtir sikur kishte nevoja personale (fiziologjike), por rrëshqiti me shpejtësi poshtë këmbëve një paketë që tentoi ta fshihte në një zgavër të një prej postave të hekurudhës. 

Më tej hipi në mjet dhe vijoi rrugën. Oficerët u ndanë, një grup ndoqi makinën dhe tjetri kontrolloi vendin. Pasi gjetën pakon e fshehur, vunë re se kishte brenda 40 doza kokaine. Më tej u ndal edhe mjeti për kontroll fizik, sikurse edhe 23-vjeçari. Policia tha se iu gjetën 20 doza të tjera dhe një shumë parash e madhe, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës. 

Kontrolli vijoi në banesë, ku u zbuluan në një çantë shpine të fshehur poshtë krevatit, 460 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, si dhe një pushkë gjahu, në dhomën e gjumit, të futura pas një gardërobe.