Tjetër aksident tragjik/ Automjeti përplaset me kamionin në aksin “Librazhd-Përrenjas”, humb jetën shoferi dhe plagoset pasagjeri

Kronike

Publikuar: 21/12/2024

Tjetër aksident tragjik/ Automjeti përplaset me kamionin në aksin “Librazhd-Përrenjas”, humb jetën shoferi dhe plagoset pasagjeri

Njoftimi:

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.