Merr flakë në ecje makina në bypassin e Vlorës

Aktualitet

Publikuar: 21/12/2024

Merr flakë në ecje makina në bypassin e Vlorës

Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje në bypassin e Vlorës, pranë fshatit Kaninë.

Flakët kanë përfshirë automjetin totalisht, ndërsa dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një automjet zjarrfikës për të shuar flakët.

Si pasojë e rrjedhjes së gazit, makina ka shpërthyer në flakë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.