Rama largon nga detyra drejtoreshat e Letrave me Vlerë dhe të IKMT-së

Kryesore

Publikuar: 19/12/2024

Rama largon nga detyra drejtoreshat e Letrave me Vlerë dhe të IKMT-së

Kryeministri Rama, përmes ministrit të Financave, Petrit Malaj ka shkarkuar drejtoreshën e Shtylshkronjës së Letrave me Vlerë, Sonila Hysi (Ruka). Zonja Hysi ishte emëruar vetëm disa muaj më parë në krye të
Shtylshkronjës së Letrave me Vlerë, duke zëvëndësuar në këtë funksion Besmir Hysin. Nuk dihet arsyet se pse Rama ka urdhëruar shkarkimin e zonjës Hysi, e cila kishte marrë në dorë edhe koncensionin problematik të pullave fiskale, pas të cilit besohet se fshihej Ridvan Bode me Shkëlzen Berishën.

Ndërkaq është larguar nga detyra edhe drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici. Zonja Bici ishte emëruar në këtë post vetëm 6 muaj më parë, ndërsa ushtronte detyrën e drejtoreshës së Kadastrës. Sipas burimeve, Dallëndyshe Bici do të angazhohet në fushatë dhe pritet të kandidojë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Ditët e fundit, kryeministri Rama ka ndryshuar edhe disa drejtorë të tjerë në pozicione kyçe.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë është vendosur shkarkimi nga detyra i zv/ministres së Arsimit dhe Sportit, Nina Guga. Vendin e saj do ta mbajë Orjana Osmani, e cila është emëruar menjëherë si zëvendësministre. Ndryshimet reflektojnë lëvizjet e kryeministit Rama para zgjedhjeve parlamentare, ku pretendon se do të marrë mbi 84 mandate.