EMRI/ Makina përplas motorin në Lushnjë, plagoset drejtuesi

Aktualitet

Publikuar: 19/12/2024

EMRI/ Makina përplas motorin në Lushnjë, plagoset drejtuesi

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Lushnjë, në rrugën nacionale Fier Shegan-Krutje në afërsi të fshatit Allkaj. Mësohet se një automjet ka përplasur një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

I plagosur është shtetasi Fatos Shabani, 66 vjeç nga Fier-Shegani, i cili udhëtonte me motor drejt Allkajt. Ai është dërguar me urgjencë në spital, teksa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.