Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Vlorë mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”.
Policia është njoftuar përmes një telefonate dhe dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Njëri nga të plagosurit raportohet se është Kevin Hajrulla, i cili është dërguar në spital. Kejvi Hajrulla 30 vjeç ka qenë objektivi ndërkohë Armand Spahiu ka qenë shitësi një dyqani që e kanë marrë plumbat nga të shtënat.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje.