Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 13 shtatorit nga Berisha dhe Malltezi

Aktualitet

Publikuar: 17/12/2024

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 13 shtatorit nga Berisha dhe Malltezi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masat e sigurisë, të dhëna nga shkalla e parë në datë 13 shtator.

Vendimi u mor nga treshja gjykuese Sandër Simoni, Sokol Binaj dhe Ilir Panda.

Kujtojmë se gjykata e Shkallës së parë revokoi masën e sigurisë “arrest ne shtëpi”ndaj Berishës në datën 27 nëntor, ndërkohë pak ditë më parë rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së tij.

Të dyja kërkesat u shqyrtuan nga gjyëtarja Flojera Davidhi.

Vendimi i sotëm për rekursin e datës 13 shtator nuk ndikon në masën e sigurisë ndaj Berishës, i cili aktualisht ndodhet me masën detyrim paraqitje. Një apelim tjetër i iniciuar nga Prokuroria e Posaçme kërkon nga GJKKO rikthimin e tij në arrest shtëpie, seancë që është shtyrë për një datë të mëvonshme.