Dhunoi brutalisht bashkëshorten në sy të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Publikuar: 17/12/2024

Dhunoi brutalisht bashkëshorten në sy të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 29-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij duke e goditur me rende në forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Rimini dhe gjithë skena e dhunës është parë nga fëmija i tyre një vjeçar.

Kanë qenë fqinjët që kanë denoncuar rastin, pasi kanë dëgjuar britmat nga banesa e familjes shqiptare.

I riu është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit.