Shfrytëzonte të rinj nga Ukraina për t’i rekrutuar si shpërndarës droge, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Publikuar: 15/12/2024

Shfrytëzonte të rinj nga Ukraina për t’i rekrutuar si shpërndarës droge, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi së bashku me katër shtetas të tjerë shfrytëzonin të rinj nga Ukraina për t’i rekrutuar si shpërndarës droge.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se 24-vjeçari Oleh Kulsha, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë, në bashkëpunim me katër persona të tjerë, ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/ Vijon operacioni policor i koduar “TRANSNACIONAL”. Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas, në kuadër të këtij operacioni.

Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar me sukses një tjetër fazë të operacionit policor “TRANSNACIONAL”, i cili ka për qëllim goditjen e një rrjeti që trafikojnë qenie njerëzore dhe i shfrytëzojnë ato për veprimtari të paligjshme, ka vijuar me kapjen dhe ndalimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit të huaj Oleh Kulsha, 24 vjeç, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “TRANSNACIONAL,” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.