Emrat/ Kush janë 2 shqiptarët që ranë pre e atentatit mafioz në Athinë! Viktima pjesë e një grupi kriminal, në 2018 i vranë shokun! I plagosuri erdhi nga Dubai

Aktualitet

Publikuar: 15/12/2024

Emrat/ Kush janë 2 shqiptarët që ranë pre e atentatit mafioz në Athinë! Viktima pjesë e një grupi kriminal, në 2018 i vranë shokun! I plagosuri erdhi nga Dubai

Irakli Davella, 47 vjeç u vra në një atentat mafioz në Athinë. Ai u qëllua me plumb në kokë, ndërsa shqiptari tjetër Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë me plagë në bark dhe kokë.

Irakli Davella nuk është një person i panjohur për autoritetet greke. Ai njihet si pjesë e një grupi kriminal në Greqi dhe në vitin 2018 sipas mediave greke i kanë vrarë në një atentat shokun. Shoku i tij që u vra njihej edhe një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis.

Viktima Davella ka edhe nënshtetësi greke, ndërsa ishte pronar i një lokali në Greqi.

Ndërkohë, sipas mediave greke Edi Lolo, 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte nga Dubai në Athinë. Ai e qëndronte mes Dubait dhe Greqisë.