Atentat mafioz 2 shqiptarëve në Athinë, njëri vritet me plumb në kokë, tjetri rëndë! Autorët e maskuar i qëlluan jashtë një lokali 

Aktualitet

Publikuar: 15/12/2024

Atentat mafioz 2 shqiptarëve në Athinë, njëri vritet me plumb në kokë, tjetri rëndë! Autorët e maskuar i qëlluan jashtë një lokali 

Dy shqiptarë kanë re pre e një atentati mafioz në Athinë, duke i marrë jetën njëri prej tyre, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy shqiptarët janë qëlluar me armë zjarri jashtë një lokali në lagjen Thrakpmakedones.

Autorët kanë qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të dy shqiptarëve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ata i kanë zënë në pritë me një makinë, që po ditën e sotme ishte raportuar e vjedhur.

Mediat greke raportojnë se viktima Irakli Davella u qëllua me plumb në kokë, ndërkohë që shqiptari i plagosur Edi Lolo po ashtu ka plagë në kokë dhe bark. Viktima me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke. Ai është pronar i një lokali në Peristeri, ndërsa njihet edhe si anëtar i një grupi kriminal në Greqi. Në 2018 i vranë shokun në një atentat. 

I plagosuri një shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë. 

Duke qenë se autorët ishin me një makinë të vjedhur ditën e sotme, hetuesit besojnë se ishte një atentat mafioz.