Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Spitali Rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak.
Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë.
Policia e Shkodrës njofton se Gjevalin Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon.
Që nga viti 2021, ai po vuante dënimin në burgun e Lezhës, pas transferimit nga IEVP Krujë.
42-vjeçari ishte arrestua nga policia në vitin 2015 për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.