Vrasja e Martin Canit, del ekspertiza e thikës! Janë gjetur dy profile ADN-je, njëra e viktimës tjetra e shokut të plagosur

Kronike

Publikuar: 13/12/2024

Vrasja e Martin Canit, del ekspertiza e thikës! Janë gjetur dy profile ADN-je, njëra e viktimës tjetra e shokut të plagosur

Zbardhet ekspertiza e thikës së krimit në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Në thikë, nga gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN.

Një prej profileve të ADN përputhet me viktimën Martin Cani ndërsa profili i dytë përputhet me profilin e personit të plagosur, Lius Meçja.