Trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë, kush janë 6 personat që u arrestuan në vendin tonë

Aktualitet

Publikuar: 13/12/2024

Trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë, kush janë 6 personat që u arrestuan në vendin tonë

Një operacion i zhvilluar nga autoritetet kosovare dhe atyre shqiptare, çoi në finalizimin e “zbërthimit” të grupit kriminal, të cilët merreshin me trafikimin e armëve.

Së fundmi kanë dalë dhe fotot e 6 prej të arrestuarve pjesë e këtij grupit kriminal, në krye të së cilëve qëndronte Valter Osmani.

Ky i fundit u arrestua në Kosovë, por mësohet se është banues në Tiranë, kryesisht në zonën e Kombinatit. Osmani është dhe “koka” e këtij grupi kriminal, të cilët merreshin me tregtinë dhe trafikimin e armëve.

Në Shqipëri u arrestuan 6 persona, Euxhenio Manushi, 20-vjeç, Endri Papa, 34-vjeç, Aurel Manreka, 28 vjeç, Gersi Llozha, 22 vjeç, Kleu Mucalliu, 26-vjeç; dhe Tonin Shkami, 53-vjeç.

Grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri u shkatërrua në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorisë Speciale e Kosovës. Kontrollet u ushtruan në Tiranë, Prishtinë e Ferizaj dhe deri më tani 24 persona janë ndaluar në total, në territoret e të dy shteteve shqiptare. Nga policia e Tiranës janë 10 të ndaluar, ndërsa nga Policia e Kosovës, 14.