Dumani, kampion i antikorrupsionit/ Spahiu: SHBA zyrtarizoi vazhdimësinë e mbështetjes ndaj SPAK

Aktualitet

Publikuar: 10/12/2024

Dumani, kampion i antikorrupsionit/ Spahiu: SHBA zyrtarizoi vazhdimësinë e mbështetjes ndaj SPAK

Kreshnik Spahiu e cilësoi mbështetjen e SHBA-së ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumani, si një përforcim të qartë të pozicionit amerikan ndaj institucionit.

Ai vlerësoi lavdërimin si një mesazh mbështetjeje, por shprehu skepticizëm mbi rolin e Ramës në promovimin e Dumanit, duke rikujtuar përplasjet e mëparshme mes Ramës dhe SHBA-së mbi emërimin e tij.

Ndaj të njëjtin mendim se është fletë lavdërimi. Megjithatë ndahen në disa kategori. Varet kush ta jep. Jam skeptik në pjesën se kush janë iniciatorët dhe promovimit të fletës.

Zoti Blinken, u përpoq për të argumentuar motivin dhe thelbi mendoj i motivimit apo argumentet është që nuk është thjesht një promovim amerikane, por i bazuar mbi popullaritetin që institucionit të Dumanit në Shqipëri. Ajo çka lexoj, ky është një përforcim i pozicionit amerikan ndaj SPAK.

Jam kundërshtar i Ramës siç e kam kundërshtuar përplasjen e Ramës me amerikanët dhe Yuri Kim që insistonte për emërimin e Dumanit dhe Rama e kundërshtonte sepse nuk e donte si kryetar të SPAK. e shoh me kundërshtim që fleta e lavdërimit vjen nga Rama”, tha Spahii.

Më tej Spahiu theksoi se modeli i SPAK është provuar në disa vende të tjera të Ballkanit më parë si Kroacia, Bosnja apo Kosova. Dhe Shqipëria është vetëm rasti i fundit. 

”Amerikanët modelin e SPAK nuk po e implementojnë për herë të parë në Shqipëri. Në Shqipëri po e implementojmë të fundit, pasi e kanë implementuar në Kroaci, Bosnje, Kosovës. Instrument juridik për të shkatërruar establishmentin politik në disa vende ballkanike për shkak nivelit korruptiv’‘, shtoi ai.