Shpërthim në një rafineri nafte në Itali, raportohen të lënduar

Botë

Publikuar: 09/12/2024

Shpërthim në një rafineri nafte në Itali, raportohen të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një rafineri nafte të kompanisë Eni në Calenzano të Firences. 

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në pikën e ngarkimit ku cisternat mbushen me karburant.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, teksa raportohet për të lënduar nga shpërthimi, pa dhënë detaje të mëtejshme.