Prapaskena

Kryesore

SHBA nderon Çetën e Dibrës, shpall Altin Dumanin kampion të luftës kundër korrupsionit, ditë e zezë për Metën dhe Berishën

Publikuar: 09/12/2024

Tjetër ditë e zezë për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut, kampionin e listës me 10 emra të luftës kundër korrupsionit. Vlerësimi i Altin Dumanit, njeriut që po shemb perandorinë e korrupsionit në Shqipëri, njeriu që rrëzoi dy monumentet e korrupsionit Ilir Metën dhe Sali Berishën, është një vlerësim edhe për Çetën e Dibrës (grupin e prokurorëve dhe gjyqtarëve tē posaçëm për luftën kundër krimit dhe korrupsionit).

Vlerësimi u bë sot (9 Dhjetor) në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken Anthony, në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Blinken, i cili tre vjet më parë shpalli Sali Berishën nongrata për korrupsion dhe si minues i demokracisë, tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani pasi “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit” dhe se “ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale”. Ai i cilësoi si një nga njerëzit më të besueshëm në Shqipëri Dumanin dhe SPAK.

Ceremonia u bë në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit. Blinken lexoi emrat dhe listën me emrat e “10 kampionëve Globalë kundër Korrupsionit”.

“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, tha Blinken në fjalën e tij për këtë rast.

Teksa më tej lexoi edhe emrat, duke e nisur me kreun e SPAK:

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”.

Ai dha edhe mesazh për luftën kundër korrupsionit.

“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëazakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”, u shpreh Blinken.



Më të lexuarat