Prapaskena

Dosje rozë

Fitoi ‘Këngën Magjike’, ja si Rozana Radi u përlesh me shoqen e saj Rezarta Shkurta për nipin e Enver Hoxhës, lanë takim për duel te Liqeni i Thatë (dosja)

Publikuar: 09/12/2024

Rozana Radi dhe Sany Dimitri triumfuan në garën e “Këngës Magjike” me “Akoma”. Rozana Rad sqaroi edhe aludimet që kanë qarkulluar për shkak të performancës së saj me Sany se ka një raport personal mes tyre. Mes fituesve të “Këngës Magjike 2024” s’ka asgjë veç skenës e artit.

Vite më parë, Rozana Radi dhe reperi Noizy kanë qenë ndër dyshet më të diskutuara në mediat rozë. 

Por, në gusht të vitit 2018-të Rozana zyrtarizoi lidhjen me fejesë me një punonjës të Policisë Gjyqësore. Tre vite më vonë, zonjushë Radi tha se ishte ndarë.

Ndërkaq, Prapaskena ka parë dosjen penale të një prej përleshjeve më të bujshme mes të ashtuquajturave personazhe VIP në Shqipëri.

Bëhet fjalë pikërishy për sherrin mes këngëtareve Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi në 6 dhjetor të vitit 2010. Molla e sherrit ishte i dashuri i përbashkët Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, i dënuar për trafik droge, për dosjen Xibraka.

Para se të lidhej me reperin Noyzi, Rozana Radi kishte një raport me Ermal Hoxhën. Rozana Radi kishte ndërkohë shoqe të ngushtë Rezarta Shkurtën.

Në momentin që Ermal Hoxha ka njohur Rezerta Shkurtën, përmes Radit, ka nisur të flirtojë me znj. Shkurta. Me kalimin e kohës Ermal Hoxha është lidhur me Rezarta Shkurtën, ndërsa Rozana Radi e ka parë vetën jashtë loje. Kështu raporti mes dy shoqeve u kthye nga miqësor në armiqësor.

Dy shoqet u kthyen në armike të përbetuara, pasi Rozana Rama pretendonte se Shkurta e kishte prerë në besë, duke i marrë të dashurin, dhe kështu nisën të shigjetonin njëra-tjetrën nëpër rrjete sociale dhe emisione televizive.

Në këto kushte, Rezarta Shkurta i ka kërkuar një takim për t’u sqaruar Rozana Radit në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Takimi është caktuar në orën 03.00 të datës 6 dhjetor 2010.

Sapo janë takuar, në një zonë ku nuk kishte shumë njerëz, Rezarta Shkurta është konfliktuar Rozana Radin, duke e goditur atë me grushte në pjesën e fytyrës.

Përleshja ka qenë e gjatë dhe e egër. Rezarta Shkurta sulmonte me tërbim, ndërsa Rozana Radi qëndronte pasive.

Sipas dosjes, Rozana Radi nuk ka sulmuar nga frika se mund të dëmtonte ndërhyrjet në trup me silikon. Megjithatë, për shkak të përpleshjes, grushteve, shpullave dhe gërvishtjeve, të dyjave u ka plasur silikoni.

Rozana Radi ka kallëzuar penalisht Rezarta Shkurtën, e cila u mor e pandehur për plagosje të lehtë me dashje.

Nga akti i ekspertimit nr. 1337, datë 06.12.2010, rezulton se dëmtimet e shtetases Rozana Radi klasifikohen në kategorinë e plagosjes së lehtë

Fillimisht që të dyja kanë pretenduar se shkak i sherrit ishte një konflikt në emisionin “VIP Shpia” në Kosovë, por në fakt shumë shpjet është zbuluar se shkaku i sherrit ishte Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës.

Më datë 05.12.2011, Rezarta i ka kërkuar takim Rozanës. Ato janë takuar afër Liqenit të Thatë në zonën e Kopshtit Zoologjik. Rozana ka qenë në makinë dhe në këtë moment Rezarta e ka qëlluar me grushte Rozanën, e cila kishte pak kohë që kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks dhe po mbronte me duart e saj pjesën e trupit, në një kohë që kishte lënë të zbuluar pjesën e fytyrës, ku dhe ka marrë goditje me grushte nga Rezarta Shkurta. Deklarimi i Rozana Radit është i vërtetë, pasi nga akti i ekspertimit mjekoligjor me nr. 1337, datë 06.12.2010, rezulton se tek e dëmtuara Rozana Radi konstatohet hematomë përreth syrit të majtë, të shoqëruar me infiltrim hamorragjik të sklerës, një ekimoze. Pra, të gjitha këto dëmtime janë në pjesën e fytyrës. Në dosje thuhet se është pyetur shtetasja Rezarta Shkurta, e cila sqaron se ka pasur konflikt me shtetasen Rozana Radi dhe marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë të sinqerta, pasi Rozana ka qenë e lidhur para shumë kohësh me shtetasin Ermal Hoxha, bashkëshortin e Rezartës. Sipas Rezartës, ato kanë pasur konflikt edhe në një emision të zhvilluar nga një televizion në Kosovë. Në lidhje me ngjarjen, Rezarta shpjegon se nuk e ka sulmuar Rozanën dhe se ajo ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi është sulmuar nga Rozana. Rezarta mohon që ta ketë goditur në fytyrë Rozanën. Duke iu referuar provave dhe aktit të ekspertimit mjekoligjor, rezulton se Rozana Radi është dëmtuar në pjesën e fytyrës dhe Rezarta Shkurta vetë nuk ka pasur asnjë dëmtim. Ky fakt tregon se personi i dëmtuar në rastin konkret është shtetasja Rozana Radi. Duke kryer veprimet e mësipërme (goditur dhe plagosur lehtë shtetasen Rozana Radi), Rezarta Shkurta ka konsumuar tërësisht elementet e veprës penale të “plagosjes së lehtë me dashje” të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal“, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Një vit më vonë, Rezarta Shkurta rrëfeu të vërtetën. “Marrëdhënia jonë ka qenë gjithnjë e pasinqertë, sepse Rozana Radi më parë ka qenë e lidhur me bashkëshortin tim të tanishëm.Më pas ne kemi pasur një mosmarrëveshje në VIP Shpia”. 

Gjykata pafajësi për Rezarta Shkurtën

Në janar të vitit 2012, Gjykata e Tiranës deklaroi të pafajshme këngëtaren Rezarta Shkurta për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje” ndaj koleges së saj Rozana Radi në përleshjen e tyre në 2010.
Vendimi i pafajësisë u shpall nga gjyqtari Gerd Hoxha. Sipas Gjykatës rezultoi se nuk provohej që e pandehura Shkurta të kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej. Po sipas vendimit, reagimi i Rezarta Shkurtës ka ardhur si kundërpërgjigje e veprimeve agresive të kryera nga Rozana Radi në momentin e përleshjes.



Më të lexuarat