Një aksident fatal ka ndodhur sot në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në Bypass-in e Lushnjes pranë një mbikalimi që lidhë qytetin me pjesën perëndimore.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Avdulla Ferhati, rreth 80-vjeç. Gjithashtu mësohet se ai nuk ka kaluar në mbikalim, por ka tentuar të kaloj mbi trafikndarese.