Dita e Rinisë/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Sot shënohen 34 vjet që kur të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës

Aktualitet

Publikuar: 08/12/2024

Dita e Rinisë/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Sot shënohen 34 vjet që kur të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar sot Ditën e Rinisë. Në postimin e ambasadës thuhet se sot shënohen 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit.

Më tej në postim thuhet se rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ta në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS: 

Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE.