Braçe: Dezinformimi, me boshllëqe ligjore! Nëse nuk adresohet, mund të ketë ndikim në zgjedhje

Politikë

Publikuar: 04/12/2024

Braçe: Dezinformimi, me boshllëqe ligjore! Nëse nuk adresohet, mund të ketë ndikim në zgjedhje

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat theksoi se nëse nuk adresohen boshllëqet ligjore për dezinformimin në internet, mund të ketë ndikim në zgjedhje.

Braçe përmendi rastin e Rumanisë, ku ka pasur akuza për ndikim në zgjedhjet e mbajtura ditë më parë.

Pas çdo seancë dëgjimore, kam thënë atë që figuron si fakt. Psh pasi referoi në komision Autoriteti Kombëtar i Komuniteteve Elektronike, u evidentua se ka boshllëk ligjor që ky aktivitet të merret me mbylljen e këtyre adresave. Komisioni funksionon mbi bazën e një plani pune, që është publik. Pa u përmbyllur seanca dëgjimore, s’mund të kalonim në adresim të problematikës.

Ndryshimet ligjore duhet të vijnë edhe nga partner të tjerë si shoqatat e mediave, ekspertët e ekonomisë. Ka një fluks të parasë në zgjedhje dhe nuk adresohet problematika e identifikimit të burimeve të të tretëve.

Nëse ky boshllëk ligjor nuk do të mbushet deri para zgjedhje, do të ketë probleme në financimin e fushatave elektorale dhe problem në dezinformim. Mjafton t’iu sjell rastin e Rumanisë që ishte në zgjedhje dhe ku u përdorën instrumentat e dezinformimit që të deformojë rezultatin e zgjedhjeve”, tha Braçe.