Zbardhet dëshmia e Julian Gjoshit para policisë.
Autori i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja është zbërthyer para policisë, një ditë pas dorëzimit në komisariat.
“Fredi më shante, më shante mua nëpër tavolina. Mua ma thanë të tjerë këtë gjë, e mora vesh që më ofendonte dhe më ulte në syte e të tjerëve. Unë e kam mbajt me bukë atë e kam pas shok, ai më shante pas krahëve. Erdha tek lokali, aty e pashë, nuk durova dot më. Sapo e pashë e vrava. Pasi e vrava, armën e kam hedhur ne një kanal jo shumë larg nga vendi i ngjarjes”, tha ai