Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.
Mësohet se Dako do të merret në pyetje lidhur me dosjen e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, i cili është arrestuar dhe akuzohet për blerje votash dhe lidhje me krimin.
Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se në favor të votave për t’u zgjedhur si deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin.
Dako do të japë shpjegime se kush e propozoi dhe renditi të 5-tin në listë, Çyrbjan.