Gjoshi qëlloi me pistoletë nga xhepi i xhupit, dy plumba e kapën në trup 50-vjeçarin, policia shoqëron disa persona

Kronike

Publikuar: 02/12/2024

Gjoshi qëlloi me pistoletë nga xhepi i xhupit, dy plumba e kapën në trup 50-vjeçarin, policia shoqëron disa persona

Nga detajet e reja bëhet me dije se autori 27-vjeçar, Julian Gjoshi ka hyrë në lokal dhe sapo i njohuri i tij është ngritur në këmbë t‘i jepte dorën, ai e ka qëlluar duke e lënë të pajetë në lokal.

TIRANË- Një tjetër detaj është zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit, Alfred Dedja në një lokal në Ndroq. Nga detajet e reja bëhet me dije se autori 27-vjeçar, Julian Gjoshi ka hyrë në lokal dhe sapo i njohuri i tij është ngritur në këmbë t‘i jepte dorën, ai e ka qëlluar duke e lënë të pajetë në lokal.

Siç është raportuar edhe ditën e djeshme viktima dhe autori njiheshin më njëri-tjetrin. Gjoshi është kunat i Altin Hajrit ndërsa u raportua se viktima para disa vitesh kishte punuar për Hajrin. Gjithashtu ditën e djeshme u raportua se autori nuk e ka nxjerrë armën po e ka qëlluar viktimën nga xhepi disa herë. Nga të shtënat viktima u kap nga dy plumba duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.


Pas ngjarjes ai është arratisur me një “Benz” të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.