Po rregullonte antenën, kryefamiljari në Durrës bie aksidentalisht nga lartësia dhe humb jetën

Kronike

Publikuar: 26/11/2024

Po rregullonte antenën, kryefamiljari në Durrës bie aksidentalisht nga lartësia dhe humb jetën

Policia në Durrës lajmëron se një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia, teksa ka qenë duke rregulluar antenën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar. 60-vje#ari ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit, për shkak të plagëve që kishte marrë.

“Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë). Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia.

Nderkohe paradien e sotme nje grua ne Fier humbi jeten pasi ra aksidentalisht nga ballkoni, teksa ndente rrobat.