I riu paraqitet në spitalin e Kukësit i plagosur me armë zjarri, çfarë dyshohet

Kronike

Publikuar: 26/11/2024

I riu paraqitet në spitalin e Kukësit i plagosur me armë zjarri, çfarë dyshohet

Një 19-vjeçar është paraqitur në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Ne spitalin e Kukësit është paraqitur  për ndihmë mjekësore shtetasi B. P., 19 vjeç, banues në Kukës.

Nga intervistimi paraprak dyshohet se shtetasi B. P., është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.