Shkëlqim dhe Florjan Duka janë dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi. Policia e Tiranës njoftoi sot se arriti të zbardhë ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e 13 nëntorit, pranë Rrugës së Elbasanit.
Policia ka publikuar video nga ajo çfarë i është gjetur në banesë.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Mësohet se mes dy autorëve Shkelqim dhe Florian Duka, dhe viktimës kishte pasur një konflikt për shkak të një toke, ku biznesmeni donte të ndërtonte një pallat, por duhej dakordësia mbi pronësinë e truallit.