Tërheqja e Gaetz pas skandaleve seksuale, Trump emëron një grua në postin e ministrit të Drejtësisë

Botë

Publikuar: 22/11/2024

Tërheqja e Gaetz pas skandaleve seksuale, Trump emëron një grua në postin e ministrit të Drejtësisë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar ish-Prokuroren e Përgjithshme të Floridës, Pam Bondi, për postin e Prokurores së Përgjithshme të vendit , një post i barasvlershëm me atë të ministrit të Drejtësisë, duke vepruar me shpejtësi për të zëvendësuar ish-kandidatin Matt Gaetz. Bondi është aleat prej një kohë të gjatë e zotit Trump. Ajo ishte një prej avokatëve të tij, kur Dhoma e Përfaqësuesve në Kongres ngriti akuzat e para ndaj ish-presidentit që synonin shkarkimin e tij. Zoti Trump u shpall i pafajshëm nga Senati lidhur me akuzat për abuzim me pushtetin e përpjekje për të kushtëzuar ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën.

Bondi ishte në mesin e një grupi republikanësh që u paraqitën për të mbështetur zotin Trump në gjyqin penal kundër tij në Nju Jork, i cili përfundoi në maj me dënimin e tij për 34 vepra penale.

Ajo ka qenë kryetare në Institutin e Politikave Amerika e Para, një institut kërkimor i krijuar nga ish-punonjës të administratës Trump.

Për një kohë të gjatë, Departamenti politik i Drejtësisë është përdorur kundër meje dhe republikanëve të tjerë, por jo më”, shkruante zoti Trump në një postim në mediat sociale.

“Pam do ta rifokusojë departamentin tek qëllimin e tij që janë lufta kundër krimit dhe për ta bërë Amerikën sërish të sigurt”, shtonte ai me tej.