Është gjetur thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin Cani.
Mësohet se arma e ftohtë është gjetur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Bashkë me armën edhe çata e shkollës të autorit të dyshuar të vrasjes, 15-vjeçarit Mario Përlleshi.
“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes”, njofton policia e Tiranës.
Martin Cani u vra pas një sherri te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet, ditën e hënë, më 18 Nëntor.
Përlleshit iu komunikua sot në spital masa e “arrestit me burg”, për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.