Digjet një banesë dykatëshe në Krujë

Kronike

Publikuar: 22/11/2024

Digjet një banesë dykatëshe në Krujë

Një banesë dykatëshe e pabanuar është shkrumbuar gjatë natës në fshatin Kurcaj në malësinë e Krujës.

Zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flaket nga rreziku i përhapjes në banesat përreth.

Shtëpia dykatëshe ishte me bazë ushqimore për blektorinë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesën e vjetër.