Sherr me thika mes studentëve pranë Universitetit Metropolitan, plagoset 19-vjeçari, transportohet me urgjencë te Trauma

Kronike

Publikuar: 21/11/2024

Sherr me thika mes studentëve pranë Universitetit Metropolitan, plagoset 19-vjeçari, transportohet me urgjencë te Trauma

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Qytetin Studenti, pranë Universitetit Metropolitan.

Dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin dhe një prej tyre është plagosur me thikë në dorë.

Mësohet se autori dhe i plagosuri janë studentë.

I plagosuri është 19-vjeçari Aron Demiraj, i cili ka mbërritur te Spitali i Traumës. Ai ka marrë tre plagë, një në brinjë, qafë dhe shpatull.

Ndërsa autori është Ajdin Ajazi.

Forca të shumta policia kanë rrethuar lokalin ku dyshohet se ka ndodhur dhe plagosja, teksa janë shoqëruar disa persona.