Kush e vrau Klaudio Prendin? Zbardhet dëshmia e policëve që ishin në lokal me viktimën!

Aktualitet

Publikuar: 20/11/2024

Kush e vrau Klaudio Prendin? Zbardhet dëshmia e policëve që ishin në lokal me viktimën!

Janë marrë në pyetje shokët e Klaudio Prendit, 28-vjeçarit i cili mbeti i vrarë nga një atentat ditën e djeshme pas mesnate.

Shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin me të para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij. Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë, efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë.

Grupi i hetimit ka disa pista, ndërkohë që nuk është marrë ende dëshmia e ish-gjyqtarit, babait të viktimës.

Sot 28-vjeçarit Klaudio Prenga i jepet lamtumira e fundit.