Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Klaudio Prendit, i riu konflikte me disa persona

Aktualitet

Publikuar: 19/11/2024

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Klaudio Prendit, i riu konflikte me disa persona

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi në mesnatë i Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit, Fran Prendi. Viktima Klaudio Prendi kohët e fundit kishte disa sherre me persona të tjerë, konflikte që po hetohen nga policia. Ai nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga jashtë shteti. Makina e autorëve ka ardhur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij, autorët e kanë qëlluar ku plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor. Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt qendrës. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali. Kanë hipur në makinën e viktimës dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Mësohet se autorët lëviznin me një makinë tip “Audi A4” e cila u gjet e djegur rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës.

Ndërsa viktima lëvizte me një makinë tip “G Class” e cila  u bë shoshë nga plumbat.

Prendi u dërgua në spital me makinën e vet nga shokët, por fatkeqësisht nuk mundi që t’i shpëtonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Arma e krimit nuk është gjetur në makinën “Audi” të autorëve, ndërsa mësohet se Klaudio Prendi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shteti. Policia njoftoi se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.