Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për Jurgis Çyrben dhe Ahmet Mashën

Aktualitet

Publikuar: 18/11/2024

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për Jurgis Çyrben dhe Ahmet Mashën

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe të bashkëpunëtorit të tij Ahmet Masha. Çyrbja dhe Masha ankimuan vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj të dyve. Ish deputeti socialist dhe Masha u arrestuan në datë 20 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion, pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc.

Jurgis Ccyrbja dhe Ahmet Masha kanë mohuar të kenë qenë përdorues të aplikacionit Sky.

Jurgis Çyrbja akuzohet për  “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive),“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha.