Kush është financiari i arrestuar si pjesë e grupit që ngriti laboratorin e kokainës në Qerekë të Krujës

Kronike

Publikuar: 17/11/2024

Kush është financiari i arrestuar si pjesë e grupit që ngriti laboratorin e kokainës në Qerekë të Krujës

Mediat publikuan dien e sotme foton e Artion Caushllarit, si pjese e rrjetit te trafikut qe kishte ngritur laboratorin e kokaines ne Qereke te Krujes. Ai ka nje profil publik ne Linkedin, ku ka shkruar profilin e profesionit Financë/Bankë.

Prej nje viti e nje muaj, ai rezulton i punesuar ne subjektin Pharmavision Europe LTD.

Para kesaj, Caushllari ka ushtruar funksione te ndryshme publike ndersa mediat kane publikuar edhe nje foto te tij me anetarin tjeter te arrestuar, Aldi Zonja.

Banesa e shndërruar në laborator ku 3 kimistë të huaj, nga Kolumbia e Venezuela ndanin drogën nga lëkura, dyshohet të jetë në pronësi Endi Sejdini vetëm 25 vjeç, e pozicionuar në pikë strategjike, pranë aeroportit të Rinasit, në fshatin Qerekë.

Klajdi Birçe 30 vjeç dhe Artion Çaushllari, 37 vjeçar një personazh që ka ushtruar edhe funksione publike pasuar nga, po ashtu sipas SPAK janë në mesin e organizatorëve dhe financuesve.

Ndërsa 37-vjeçari Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmanaj 51 vjeç nga Shkodra dhe Baki Huqi 57 nga Durrës, i dënuar për dy vrasje në ’97 dhe 2013-ën, kishin role dytësore në shërbim të aktivitetit kriminal.

Rolin kryesor dyshohet ta ketë Geis Fejsullai 42 vjeç. Vila në rezidencën e banimit “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, që shërbente si bazë e grupit, dyshohet të jetë e tij, në pronësi apo e marrë me qira, SPAK ende po e heton.

Aty, dhe në një tjetër ambient mbështetës të këtij grupi, pranë portit të Durrësit, u gjetën në total 6.1 kg kokainë.