Ka rënë në prangat e Policisë, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Flamur Rraja ishte i shpallur në kërkim për dhunë së bashku me djalin e tij. Kujtojmë se ai dyshohet të ketë dhunuar një qytetar të quajtur Kujtim Caca, pas konfliktit të dyshuar për çështje pronësie. Bashkë me të në kërkim është shpallur dhe i biri, Ariel Rraja, i dyshuar gjithashtu se ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj qytetarit. Ndërkohë dyshime ka se dhuna është ushtruar edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes së Kujtim Cacajt. Shkak i përplasjes ishte një konflikt për pronat.
Kujtojmë se në Korrik të vitit 2023, anëtarë të fisit Rraja rrahën barbarisht dy kushërinjtë Maja në Krujë. Në pamjet e videos së dhunshme të një viti më parë, Flamur Rraja ishte personi që mbante një pistoletë në dorë.