Incident te protesta e opozitës, polici transportohet me ambulancë në spital

Aktualitet

Publikuar: 15/11/2024

Incident te protesta e opozitës, polici transportohet me ambulancë në spital

Një efektiv policie nuk është ndjerë mirë ditën e sotme në protestën e opozitës që zhvillohet çdo javë para bashkisë së Tiranës.

Ai është rrëzuar në tokë teksa PD zhvillon protestën e radhës, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur qytetarë e kolegë.

Efektivi është transportuar me ambulancë në spital.  Nuk ka informacione më të detajuara.