Atentati me plumb në kokë i Eduart Reçit, Prokuroria e Tiranës urdhëron kryerjen e eksperimentit hetimor për vrasjen!

Kronike

Publikuar: 15/11/2024

Atentati me plumb në kokë i Eduart Reçit, Prokuroria e Tiranës urdhëron kryerjen e eksperimentit hetimor për vrasjen!

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar kryerjen e eksperimentit hetimor për vrasjen e Eduart Reçit, 52 vjeç, krim i ndodhur në Tiranë një ditë më parë. Ky vendim që i është deleguar grupit të hetimit në polici është marrë mbasi nuk është përcaktuar ende vendi se ku qëndronte qitësi, i cili qëlloi me armë zjarri në kokë, Reçin.

Por nuk është gjetur as gëzhoja dhe nuk dihet ende se me çfarë lloj arme u godit nga distanca i ndjeri. Reçi u qellua në kokë dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa mbeten të paqarta shumë elementë të kryerjes së këtij krimi e natyrisht edhe pistat si dhe autorët. Dyshimet e ekspertëve janë të shumta, ku përfshihet edhe ajo e përdorimit të një pushke sportive.