“Priten reshje shiu me intensitet të lartë”, Bashkia lajmëron “kijametin” në Vlorë: Mos parkoni automjetet në zonat me risk!

Aktualitet

Publikuar: 14/11/2024

“Priten reshje shiu me intensitet të lartë”, Bashkia lajmëron “kijametin” në Vlorë: Mos parkoni automjetet në zonat me risk!

Moti i keq ka prekur pothuajse të gjithë vendin, ku në Vlorë priten që të ketë reshje të dendura shiu. Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes. Bashkia bën thirrje që makinat mos parkohen në zonat me risk të lartë, po ashtu njoftohet se grupet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

E plotë:

Në orët në vijim,  qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë.

Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:

“Albano&Romina”

Biblioteka Publike

Pranë Kishës Orthodhokse

Në “Skelë” te dykalimshi

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.