Plagosi me armë Renato Bajraktarin, ekstradohet nga Gjermania Erland Krasniqi

Aktualitet

Publikuar: 13/11/2024

Plagosi me armë Renato Bajraktarin, ekstradohet nga Gjermania Erland Krasniqi

Një 25 vjeçar nga Kavaja është ekstraduar në Shqipëri nga Gjermani, pasi akuzohet se 6 muaj më parë ka plagosur me armë zjarri Renato Bajraktarin në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës. Erland Krasniqi, 25 vjeç u vu në masën e sigurisë arrest në burg nga Shkalla e Parë në Durrës për plagosjen e rëndë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit. I riu u ekstradua në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden. Autori i plasgosjes nga R.B., tek Plepat në Durrës, rrinte prej në Frankfurt prej nga u ekstradua në Shqipëri.

“Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.