Ka nisur seanca e ndaj Laert Haxhiut në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
Prokurorët e SPAK-ut kërkojnë ta dënojnë Haxhiu me burg për jetë, për ngjarjen në Lushnjë me dy viktima dhe u plagosën dy të tjerë.
Avokati mbrojtës, Detar Hysi në gjykatë shprehet se: “Nuk ka prova të mjaftueshme për të provuar se Laert Haxhiu është pjesë e krimit”.
Avokati Hysi: I kërkoj gjykatës të zbardhë të vërtetën për ngjarjen në Lushnjë. Laert Haxhiu nuk ka lidhje me vrasjen e dy personave. Po ashtu, i kërkoj gjykatës ta ndryshojë vendimin dhe të shpallë të pafajshëm Laert Haxhiun. Nëse, nuk nuk jep pafajësi dosja të rishikohet edhe një herë në gjykatën e Shkallës së Parë.
Altin Dumani: Vendimi i Shkallës së Parë është vendim i drejtë! Ka prova ligjore, janë trajtuar prova nga ana e prokurorisë. Ka vlerësuar provat e mbledhura. Gjykata iu është referuar pamjeve të karburantit, por jo pamjeve filmike që ka sjellë babanë e një prej viktimave. Po kështu, pamjet filmike janë pamje të sekuestruara nga OPGJ. Nuk ka vend për dyshime për vërtetësinë e provës. Lidhur me pamjet filmike janë pyetur dëshmitarë.