Nis takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Presidenti Biden pret pasardhësin Trump, republikani e falënderon për tranzicionin e qetë

Botë

Publikuar: 13/11/2024

Nis takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Presidenti Biden pret pasardhësin Trump, republikani e falënderon për tranzicionin e qetë

Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Joe Biden ka nisur takimin me presidentin e sapozgjedhur, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Dyshja janë takuar në Zyrën Ovale, ku Trump i tha presidentit amerikan se politika ishte e ashpër. Ai gjithashtu e falënderoi atë për tranzicionin e qetë të pushtetit, me Biden duke i thënë atij: “Je i mirëpritur”

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump zhvilloi një takim me mbështetës republikanë në Uashington, i shoqëruar nga miliarderi dhe aleati i afërt Elon Musk.

Nga ana tjetër bashkëshortja e Trump, Melania ka refuzuar ftesën e Zonjës së Parë Jill Biden për takimin tradicional.