Dyshohet se abuzoi për 4 vite me të miturën, shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme

Kronike

Publikuar: 12/11/2024

Dyshohet se abuzoi për 4 vite me të miturën, shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme

Edison Sheme nga fshati Sheqeras është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Korçës, pas dyshimeve se mund të jetë larguar drejt Greqisë.

Kërkimet e policisë lokale në banesa apo vende ku mund të fshihej apo strehohej autori i abuzimit me të miturën, nuk dhanë rezultat, duke ngritur dyshime se 43-vjeçari kishte kaluar ilegalisht kufirin, duke hyrë në Greqi.

Pas informacioneve të policisë lokale, Prokuroria e Korçës nxori urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Sheme, urdhër i cili ju përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar. Ngjarja tronditëse u zbulua një javë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një e mitur 16 vjeçe denoncoi në praninë e prindërve abuzimin që 43 vjeçari i bënte prej 4 vitesh.