Vodhën disa biçikleta, Kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar në Elbasan

Aktualitet

Publikuar: 11/11/2024

Vodhën disa biçikleta, Kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga, pasi gjatë muajit nëntor dyshohet se vodhën disa biçikleta në qytet.

Të dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Njëri prej të arrestuarve u kap në flagrancë duke shitur një nga biçikletat e vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, M. T., 38 vjeç dhe L. Xh., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, për vjedhjen e biçikletave gjatë muajit nëntor. Sipas hetimeve, dyshohen se janë autorë të tre vjedhjeve të biçikletave në lagje të ndryshme të qytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veprat penale përfshijnë: Më 7 nëntor 2024, në lagjen “28 Nëntori”, ku ata dyshohet se vodhën biçikletën e shtetasit S. T., 42 vjeç. Më 6 nëntor 2024, në lagjen “Dyli Haxhire”, ku dyshohet se kanë vjedhur biçikletën e shtetases F. P., 38 vjeçe. Më 5 nëntor 2024, në lagjen “Kongresi”, ku dyshohet se kanë vjedhur biçikletën e shtetasit E. K., 58 vjeç.