Besi akuzon Xhensilën se e shiti zemrën në Dubai (Eldi Dizdari?), këngëtarja i përgjigjet: Ti më lije vetëm natën, kam heshtur për hir të fëmijëve (aktori pinte raki me Metën)

Dosje rozë

Publikuar: 11/11/2024

Besi akuzon Xhensilën se e shiti zemrën në Dubai (Eldi Dizdari?), këngëtarja i përgjigjet: Ti më lije vetëm natën, kam heshtur për hir të fëmijëve (aktori pinte raki me Metën)

Nëse Ilir Meta akuzon Monika Kryemadhin se e shiti në SPAK, Bes Kallaku akuzon Xhensila Myrtezajn se shiti zemrën. Të dy çiftet shquhen për një miqësi të ngushtë, kanë pasuri të dyshimta, çuditërisht janë ndarë në të njëjtën periudhë dhe po akuzojnë njëri-tjetrin në publik për tradhti dhe faje.

Në fillim ishte Besi ai i cili publikoi një baladë me tekstin e shkruar prej tij, një tekst që menjëherë nga publiku u interpretuar si mesazh për Xhensilën. Të shumta ishin komentet në rrjetet e tij sociale apo edhe tek kënga, ku i jepnin zemër për ndarjen apo mesazhe të tjera që lidheshin më historinë e tij personale.

Vetë Besi nuk ka bërë kurrë një koment për këtë tekst, por as nuk e ka mohuar apo nuk ka kthyer përgjigje komentuesve për t’u treguar se teksti nuk lidhet me pjesëtimet personale.

Në tekstin e Besit ndër të tjera thuhej: A te vret arsyja a tvrasin mendimet, Munesh me fshi numrin po jo  kujtimet. Te dy kemi gabime, a e harrove Se ç’ka ndertuam bashke ti e shkatërrove, Mthuj tash si do mbash ti peshen e turpit, M’dhe mosmirnjohjen un gjakun e trupit.

Kjo deklaratë e aktorit, vjen pak ditë pasi ai publikoi këngën e tij më të fundit, ku nuk kanë qenë të pakta komentet se është një dedikim për Xhensilën.

Mes vargjeve, vjen edhe një akuzë e rëndë.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ia vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.

Personazhi i njohur i TikTok-ut, por edhe me probleme të shumta me drejtësinë, Cllevio është shprehur se shkak i ndarjes së Besit me Xhensilën është bosi më i madh shqiptar i kokainës Eldi Dizdari, i cili është strehuar në Dubai.

Këngëtarja e ka hedhur poshtë këtë pretendim si shpifje, por tani është vetë Besi, i cili e akuzon se ka shitur zemrën, duke nënkuptuar për tradhti.

Por nëse ky ka qenë një mesazh për Xhensilën, ndoshta kënga e saj më e re vjen si një përgjigje. Këngëtarja ka publikuar një baladë të re, tekstin e së cilës e ka shkruar edhe ajo vetë, e mes të tjerash shprehet: Thuju, sa herë vetëm netët i kaloja, sa herë sytë nga Zoti ëe të kërkoja. Të vërtetën pse e fsheh? Hajde thuju. Mëkatar i fshehtë ti je.

Sigurisht menjëherë pas publikimit të këngës, komentuesit e kanë lidhur me ndarjen e saj me Besin, i cili akuzohet nga këngëtarja se e linte vetë për net me radhë. Besi kalon shpesh natën duke pi raki me Ilir Metën.

Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila flet për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat. Ajo pranon se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.