GJKKO lë në burg Leonard Luzin, i akuzuar për porositjen e vrasjes së Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës

Kronike

Publikuar: 10/11/2024

GJKKO lë në burg Leonard Luzin, i akuzuar për porositjen e vrasjes së Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës

Gjykata e Posaçme ka vendosur vazhdimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Leonard Luzin, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Spanja.

Sipas hetimeve, Leonard Luzi akuzohet se pagoi Amarildo Nikollin për të vrarë Inez Hajrullën, i njohur si i forti i Vlorës dhe Ervis Matodashajn për hakmarrje. Sakaq, Ervis Matodashaj është një nga personat e akuzuar për vrasjen e Erigert Zejnos, kushëri i Leonard Luzit, në vitin 2013. Të shtunën, 47-vjeçari nga Vlora u dorëzua nën masa të rrepta sigurie tek autoritetet shqiptare, pasi ishte vënë në pranga në korrik të këtij viti në Spanjë.