Presidenti Joe Biden iu drejtua kombit nga Shtëpia e Bardhë, në fjalimin e tij të parë që nga fitorja e zgjedhjeve të Donald Trump.
“Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur bie dakord”,- është shprehur ai.
Donald Trump është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Aktualisht, Donald Trump ka 294 vota, ndërsa Kamala Harris 223, ndërsa votat në Arizona dhe Nevada janë ende duke u numëruar.
Dy shtetet Nevada dhe Arizona janë ato të cilat kanë mbetur pa deklaruar rezultatet zgjedhore, ku votat janë ende duke u numëruar.
Republikanët kanë rimarrë kontrollin e senatit ka tashmë ka mbetur edhe Dhoma e Përfaqësuesve. Nëse republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kjo do ta vendosë partinë nën kontrollin e Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Ditën e djeshme në Palm Beach Trump i premtoi popullit të tij “një epokë të re të artë”.
“Unë do të ndaloj luftërat”, tha ai.
Ndërsa, Harris pranoi humbjen dhe tha se nuk do ta braktis kurrë luftën për demokraci. Fushata presidenciale e vitit 2024 është vetëm fillimi i ambicieve politike të Elon Musk. Ai e tha këtë gjatë transmetimit në X me mijëra dëgjues ndërsa po fluturonte për në Mar-a-Lago për të ndjekur rezultatet e zgjedhjeve.