Musk fyen Scholz-in pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës në Gjermani: Ai është budalla

Botë

Publikuar: 07/11/2024

Musk fyen Scholz-in pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës në Gjermani: Ai është budalla


Në Gjermani, koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz u shpërbë sot pas shkarkimit të ministrit të financave dhe dorëheqjeve të tre ministrave të tjerë të mërkurën mbrëma nga radhët e partisë “Demokratët e Lirë”, një parti me orientim biznesi. Pas këtij lajmi manjati Elon Musk ka ofenduar Olaf Scholz me anë të një postimi në platformën X.

“Ai është budalla”, shkruan Musk në gjuhën gjermane.