Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Korçë. Autori Ilia Cani, i arrestuar tashmë nga policia, ka plagosur me thikë ish partneren e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime në mjekër.
Cani mësohet se ka qenë duke kaluar në rrugë, kur ish partnerja e tij Manderina Çela e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të mos vazhdojë ta ndjekë më. Por në atë moment, konflikti mes tyre ka agravuar dhe 41-vjeçari ka nxjerrë thikën duke e plagosur ish-partneren. Autori raportohet se është arrestuar dhe më parë për përndjekjen e ish-partneres së tij. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.